
Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se një qeveri e të gjithë faktorëve politikë do të ishte zgjidhja më e mirë në Kosovës.
Sipas Kalemajt, partitë kryesore në Kosovë duhet të bëhen bashkë për të gjetur zgjidhje sa më të mira sa i përket çështjeve të nxehta.
Do jetë një qeveri e të gjithë faktorëve politikë, unë për këtë do të isha personalisht. Të gjitha partitë kryesore në Kosovë, ato katër që garuan, si parti apo koalicione, të bëheshin bashkë, apo të gjenin një zgjidhje më të mirë sa i përket çështjeve të nxehta, asociacionit, dialogut me Serbinë, demarkacionit me Serbinë dhe Shqipërinë, anëtarësimit në NATO, etj., perspektivën e tij, dialogun me amerikanët sepse vetëm kështu mund të ishin një zë i fortë dhe i qartë.



