Çani: Basha nuk rri në godinë se është trim, largimi nga aty është rrëzimi i tij

Çani: Basha nuk rri në godinë se është trim, largimi nga aty është rrëzimi i tij

Gazetari Arjan Çani nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV u shpreh se Basha qëndron në zyrën e tij në selinë e PD jo me kokën e tij, apo se është i çmendur, por sipas tij ai ka forcën amerikane që e bën atë të fortë.

Ndër të tjera Çani u shpreh se çështja nuk qëndron te mbajtja e selisë si godinë, por ikja nga aty do të thotë rrëzimi dhe rënia e Bashës.

Lul Basha nuk rri atje me kokën e vetë, as se është trim, as se është çmendur, madje në konferencën e sotme dukej që ishte i shqetësuar. Amerika punon me karta të hapura dhe ne bëjmë sikur se kuptojmë. Escobari tha jo vetëm që është i shpallur non grata Berisha, por ne mund të japim dhe prova. Drejtësia juaj duhet të veprojë, ne mund të japim dhe prova por kjo është puna juaj tha ai.

Këtu nuk është puna e godinës. Unë mendoj që ikja nga godina edhe pse Basha mund të mos ikë kurrë nga kryetari i PD, është rrëzimi dhe rënia e tij. Godina është simbolikë dhe ka shumë rëndësi. Këto janë llo-llo pa vlerë dhe e vetmja që do i japin rëndësi Bashës dhe Berishës do jenë zgjedhjet e ardhshme. Do shohim sa bashki do marri njëri dhe tjetri. Me policinë e Ramës dhe forcën amerikane, Basha është i fortë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy