
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar takimet me demokratët e Shkodrës, në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e PD. Berisha akuzoi filantropin Xhorxh Soros se ka dëmtuar opozitën shqiptare.
Në goditjen kundër PD dhe opozitës së vërtetë shqiptare u mobilizua edhe mafia e George Soros-it. Mafia politike më e rrezikshme e planetit. Është më e pasura e kësaj toke. Por, demokratët e demokrate, pavarësisht të gjitha presioneve dhe kërcënimeve, shatanzheve, këtu në Shkodër vazhduan traditën e vet demokratike. I qëndruan besnik idealeve dhe votuan midis opozitës së vërtetë, PS dhe pseudo-opozitës, votuan kandidatin e saj Bardh Spahia.



