TemA e Javës - Gramoz Ruçi, vazhdimësia e Partisë Socialiste

TemA e Javës - Gramoz Ruçi, vazhdimësia e Partisë Socialiste

Gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialste, Gramoz Ruçi u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie. I propozuar nga vetë lideri Edi Rama, Ruçi tashmë do të ketë mundësinë të drejtojë një sekretariat “të pastruar” nga zërat e oponencës brenda partisë. Në fakt falë zgjedhjeve në Asamblenë Kombëtare jashtë kryesisë së partisë mbetën zërat e Ben Blushit, Mimoza Hafizit dhe Shkëlqim Canit. Nga ana tjetër Ruçi mbetet ende, pas 26 vitesh, numëri dy në Partinë Socialiste.

 

TemA e Javës, e gazetares Luljeta Progni, sjell këtë rradhë pikërisht profilin prej politikani të Sekretarit të Përgjithshëm, Gramoz Ruçi. Nga Ministri i Brendshëm i regjimit të vjetër e deri në ditët e qeverisjes së Rilindjes, Progni i ofron publikut të TemA TV një profil të plotë të “provincialit” nga Tepelena që drejtoi momentet kyçe të historisë së PPSH-së e më pas të Partisë Socialiste.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy