Olsian Çela është prezantuar sot në institucionin që do të drejtojë. Pasi mori miratimin e Kuvendit dhe bëri betimin në seancën e djeshme, kreu i ri i Prokurorisë së Përgjithshme ka marrë sot zyrtarisht detyrën. Në fjalën e tij, Çela tha se organi kryesor i akuzës do të kontribuojë për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane.
“Hyjmë në fazën e ndërtimit të institucioneve të reja të drejtësisë. Prokuroria ka pësuar ndryshimet më rrënjësore dhe kërkon një mënyrë të re organizimi dhe funksionimi. Kemi kapacitetet për të mundësuar që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes europiane. Ky duhet të jetë objektivi ynë primar. Në këto kushte mendoj se ka tashmë mundësi përmes të cilave Prokuroria e Përgjithshme mund të japë kontribut të rëndësishme”, tha Çela.
Duke folur për paraardhësen e saj, Arta Marku, Çela tha se gjatë dy viteve të punës së saj në krye të Prokurorisë së Përgjithshme ka bërë më të mirën që mund të bëhej në kushtet e tranzicionit.
“Ajo ka bërë më të mirën e mundshme që mund të bëhej në këto kushte”, tha ai.



