Piktura e humbur e Gustav Klimt-it do të dalë në ankand

Piktura e humbur e Gustav Klimt-it do të dalë në ankand

Një pikturë e artistit austriak Gustav Klimt që besohej e humbur për afro 100 vjet, do të dalë në ankand në Vjenë. Ka shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me pikturën e papërfunduar, “Portreti i Fraulein Lieser”, të cilën Klimt e filloi në 1917, një vit para vdekjes së tij.

Ka edhe debate se kush është gruaja në foto dhe çfarë ka ndodhur me pikturën gjatë epokës naziste. Vlera e pikturës vlerësohet deri në 50 milionë euro, megjithëse mund të ketë një çmim më të lartë.
Besohet se përshkruan një nga vajzat e Adolf ose Justus Lieser, të cilët ishin vëllezër nga një familje e pasur industrialistësh hebrenj.

Historianët e artit Thomas Natter dhe Alfred Weidinger thonë se subjekti në pikturë është Margarethe Constance Lieser, vajzës së Adolf Lieser. Por shtëpia e ankandit “im Kinsky” në Vjenë, e cila po nxjerr në ankand veprën e artit, sugjeron se piktura mund të përshkruajë gjithashtu një nga dy vajzat e çiftit Justus dhe Henriette Lieser.

Henriette, e cila njihej si Lilly, ishte një ithtare e artit modern. Ajo u deportua nga nazistët dhe vdiq në kampin e përqendrimit të Aushvicit gjatë Holokaustit. Vajzat e saj, Helena dhe Annie, të dyja i mbijetuan Luftës së Dytë Botërore. Shtëpia e ankandeve tha në një deklaratë se nuk dihet ku përfundoi piktura pas vitit 1925. Kujtojmë që veprat e Klimt janë shitur për shuma të mëdha në të shkuarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy