“Naftë falas”, Rama: Do shpërndahen karta edhe për 9 mijë fermerë të tjerë

“Naftë falas”, Rama: Do shpërndahen karta edhe për 9 mijë fermerë të tjerë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë me dije se rreth 27 mijë fermerë janë pajisur me kartën e fermerit për të përfituar naftën falas.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bën me dije se brenda muajit shtator do të marrin mbështetje edhe 9000 fermerë të tjerë.

‘Mirëmëngjes dhe lajmin e mirë se mbështetja vijon për fermerët me naftën FALAS, ku deri më sot janë shpërndarë kartat për 27,000 fermerë dhe brenda shtatorit do mbështeten edhe 9,000 fermerë të tjerë, ju uroj një ditë të mbarë.

Nafta për prodhim bujqësor nuk do të shpërndahet nga pikat e karburanteve, por do të mund të merret tek operatorët furnizues të kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë.

Në këto pika fermerët paraqiten me kartën individuale, në të cilën është hedhur sasia e naftës që ka të drejtë të tërheqë fermeri përkatës.

Sipas vendimit dhënia e karburantit me çmim të reduktuar do të monitorohet nga Ministria e Bujqësisë e cila do të ngrejë një njësi të posaçme për të garantuar zbatimin, monitorimin dhe koordinimin e të gjithë procesit që lidhet me skemën e mbështetjes së naftës për bujqësinë.

Po ashtu do të ngrihet sistemi i menaxhimit të informacionit që do menaxhojë aplikimet online me vetëdeklarimin e fermerit, sipërfaqen e tokës së deklaruar dhe kulturën që do mbjellë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy