Mark Frroku do të votojë në qendrën e votimit nr 1967 në burgun 302, ku po vuan dënimin prej 7 vitesh.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës më 24 qershor, ndërsa kjo gjykatë njofton se aty janë paraqitur gjithsej 81 kërkesa për lejim votimi, nga të cilat 53 janë në gjykim, 25 janë pranuar, 1 për kthim aktesh, një kërkesë është rrëzuar ndërsa një tjetër është pushuar.
Deri ditën e enjte ishin paraqitur 39 kërkesa për lejë votimi dhe të gjitha erdhën nga institucionet e vuajtjes së dënimit. Deri ditën e enjte, nuk ishte paraqitur asnjë person që të kishte ankesë për emrin e tij në qendrën e votimit.
Nga ana tjetër mësohet se i dënuari tjetër Dritan Dajti ka hequr dorë nga kërkesa për të votuar në zgjedhjet parlamentare. Ai kishte bërë kërkesë para disa kohësh, por nuk dihet arsyeja e tërheqjes.



