
Partia Demokratike ka reaguar pas vrasjes së Gazmend Çollakut i cili u gjend i ekzekutuar pasi u rrëmbye dje në Durrës.
Në një deklaratë për shtyp, Enkelejd Alibeaj tha se policia ishte duke e ndjekur Çollakun, pasi dyshonte për vrasjen e disa ditëve më parë në Durrës, por nuk mundi ta parandalonte eleminimin e tij. Alibeaj ka hedhur akuza të forta mbi ministrin Tahiri, si bashkëpuntor të botës së krimit.



