Tërmet 4.9 ballë gjatë natës/ Sizmiologët: Lëkundjet sizmike do të vazhdojnë

Tërmet 4.9 ballë gjatë natës/ Sizmiologët: Lëkundjet sizmike do të vazhdojnë

Një tërmet i ri i fortë me magnidutë 4.9 ndodhi në Shqipëri menjëherë pas mesnatës. Epiqendra e tij ishte përsëri në Detin Adriatik, dy kilometra në juglindje të Durrësit dhe 31 kilometra larg Tiranës. Tërmeti, u ndje qartë edhe në Tiranë, i befasoi anëtarët e qeverisë që ishin drejtpërsëdrejti në TV për të bërë një bilanc të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i pasdites.

Mbi 400 shtëpi dhe mbi 30 ndërtesa janë dëmtuar kryesisht në Tiranë dhe Durrës, dy qytetet më të afërta me epiqendrën e tërmetit. Numri i të lënduarve është në rritje.

297 goditje tërmeti kanë ndodhur që prej pasdites së djeshme që tronditi popullsinë shqiptare veçanërisht të zonave të Tiranës dhe Durrësit ku ishte dhe epiqendra e tij.

Sipas sizmiologëve, lëkundjet e tokës do të vazhdojnë, por me magnitudë më të vogël. Madhësia e tyre do vijë duke rënë.

Sizmiologu Rrapo Ormeni, njofton në “News24” se rreziku pas lëkundjes së fuqishme 5.8 ballë ka kaluar, megjithatë goditjet do të vijojnë me ditë, madje dhe me javë.

Gjatë natës, lëkundja më e fortë që u shënua ishte 4.9 ballë. Gjatë gjithë pasdite dhe në vijim janë regjistruar 297 goditje. Që nga ora 12 e natës janë regjistruar 87 goditje, por me magnituda të vogla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy