
GJKKO ka lënë në burg ish-Presidentin Ilir Meta, duke rrëzuar kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë.
Presidenti i PL ndodhet në paraburgim që prej datës 21 tetor 2024, ndërsa mbrojtja e tij argumenton se janë shkelur afatet procedurale.
Avokatët e Metës pretendojnë se SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore në lidhje me hetimin. Për të kjo përbën një arsye për zëvendësimin e masës së sigurisë në “detyrim paraqitje”.



