
Prej mëse një javë në vend është konfirmuar dhe gripi i pulave. Fillimisht u tha se ishte rast i izoluar vetëm në një pulari në Durrës, kurse tashmë rastet po hapen gjeografikisht.
Ish-zv/ministri i Bujqësisë, Roni Telegrafi, u shpreh në studion e edicionit të “MCN live”, se që në krye të herës pati mohim kategorik nga Ministria e Bujqësisë që nuk bëhej fjalë për këtë sëmundje.
Sipas tij, pos gripit të shpendëve, vendi po ballafaqohet njëkohësisht me krizën e menaxhimit të situatës dhe krizën ekonomike.
Përmasat janë dramatike, sot për sot, kemi më shumë se gjysmën e shpendëve të ngordhur nga ky grip.
Ne kemi të bëjmë me një krizë në vetvete, kjo krizë përbëhet nga tre nënkriza tjera, që kanë të bëjnë me krizën epidemiologjike që është gripi në vetvete, porse kemi një krizë në administrim, në menaxhim të situatës dhe krizën ekonomike. Pra, nuk kemi të bëjmë vetëm me atë të gripit, por është ndërlidhje me atë të tre krizave që e bën situatën më të vështirë.
Sipas ish-zëvendësministrit të Bujqësisë, autoritetet duhet të ishin qartësuar lidhur me këtë fakt, e jo të mos e pranojnë atë, në kohën kur nga na tjetër nga AKU pranuan se po e ndiqnin situatën që nga muaji janar.
Një gjë sigurt, në rastin më të mirë kemi të bëjmë me paaftësi olimpike, mbase fshihen interesa nga prapa, nuk e di, sepse është absurde e gjitha që ministria del me datën 16 mars dhe kategorikisht e mohon sëmundjen, dhe pas dy dite identifikon një sëmundje tjetër e pastaj nesër del thotë është gripi pulave, dhe pastaj del drejtoresha e AKU që thotë po e ndjekim situatën që nga muaji janar.
Ministria duhet ti kishte njoftuar pularitë që në datën 6 mars kur u gjetën shpendët te liqeni Prespës, nuk di nëse e ka bërë, por kam përshtypjen që jo.



