Zgjohu me MCN/ Deputeti Dashnor Sula në një rrëfim për jetën dhe politikën

Zgjohu me MCN/ Deputeti Dashnor Sula në një rrëfim për jetën dhe politikën

Dashnor Sula, është deputeti i PD-së, që tërheq vëmendjen e tij për angazhimin politik dhe jo vetëm.

Në një rrëfim për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, për jetën e tij deri në rrugën e tij në politikë, ai thotë se dëshira për punën dhe jetën e ka brumosur që në fëmijërinë e hershme në fshat.

Jam lindur në një fshat në Peqin dhe dëshirën për punën e kam marrë nga gjyshi që ka qenë një burrë shumë punëtor, ka qenë i tmerrshëm për punë.  Kur isha i ri në shkollë ka qenë më të qeshura emri im, zysha më thërriste o Dashnor ku je, dhe të gjithë duke qesh, erdhi dashnori. Kjo e emrit më ka ndjek gjithmonë, me të qeshura, edhe nusja thoshte unë jam e privilegjuar, kam edhe burrë edhe dashnor.

Sa i takon jetës sime, kam qenë nxënës i mirë me të gjitha nota 10ta, e kam dashur shumë futbollin, dashurin për ekipi e Shkumbinit të Peqinit, Milanit dhe Italisë, dhe për nder të Paolo Maldinit, i kam vënë emrin Paula, në respekt të Silvio Berluskonit, i vura çunit emrin Silvio.

Unë jam me fat që kam në grua të tillë të qetë, sepse unë jam pak i vështirë si tip, por rrobat e mia i hekuros vet, nuk ka shanse të më marrë dikush në dorë, bile edhe të nuses dhe djalit i hekuros unë, kurse për gatim jam zero.

Deputeti Sula, dikur ish-prokuror i Elbasanit, rrëfen se si ishte të emërohej prokuror në moshën 23 vjeçare dhe faktin se nuk do të heq dorë kurrë nga politika.  

Kam përfunduar studimet për drejtësi në vitin 1992 dhe kam qene student i Lëvizjes së Dhjetorit.

Ngjarja që më shënjoi mua, ishte prezantimi im nga Prokurori i Përgjithshëm si 23 vjeçar, deri në tetor 1996 kam drejtuar prokurorinë e Elbasanit. Besoj shumë te drejtësia.

Në funksion të politikës duke qene vetja,  improvizoj, dhe e them aty aty.

Kam vite që me kërkohet të lej politikën, nusja dhe djali më kërkojnë. Vajza ka biznes këtu

Do vazhdoj politikën dhe nuk do të resht së bëri punën time, duhet të jesh vetvetja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy