Edi Rama në Zululand: Suksesi i deritanishëm i Donald Trumpit, ashtu si dhe islamofobia në perëndim, janë frut i injorancës; terroristët islamikë janë një pakicë e parëndësishme në botën e Islamit.
Sonte në Zululand ishte i ftuar Kryeministri i vendit, Edi Rama. U fol për terrorizmin islamik. Sipas tij, terroristët do ta humbasin këtë betejë të tyren kundër qytetërimit. Nga ana tjetër, ai gjeti rast të nënvizonte se terrorizmi nuk ka lidhje me islamin, se myslimanët e botës në shumicë janë paqësorë, se islamofobia në Europë është produkt i injorancës.
I pyetur nga Nano lidhur me Donald Trump, që duket se do të jetë kandidati republikan në garën presidenciale në SHBA, ai nuk e pati për gjë të flasë "politkisht jo korrekt". Rama tha se ideja që lë të nënkuptohet Trumpi, dmth që "problemi nuk janë thjesht terroristët e ekstremistët, por të gjithë myslimanët", është edhe injorante, edhe e rrezikshme. Kryeministri i vendit shtoi se po kaq të rrezikshëm janë edhe politikanët e djathtë të Europës që i mëshojnë së njëjtës linjë.
Në Zululand fol edhe për rreziqet e ekstremizmit islamik në Shqipëri. "Shqipëria nuk është as më e mbrojtur, as më e rrezikuar se vendet e tjera", tha mes të tjerash Kryeministri.



