Momente tensioni në Barcelonë, jashtë “Camp Nou”, midis të pavarurve katalanas dhe policisë. “El Pais” raporton me imazhe të drejtpërdrejta. “Mossos d'Esquadra” ndërhyri kundër protestuesve, të cilët i vunë zjarrin barrikadave të ngritura pranë stadiumit ku po luhet ndeshja “Barcelonë - Real Madrid”.
Një person u arrestua pasi hodhi një shishe qelqi tek agjentët. /Ansa/



