
Teksa mungesat e fuqisë punëtore në vend janë të dukshme, me këtë edhe shtimin e interesimit të të rinjve te ikin jashtë vendit, kompanitë në vend vazhdojnë të vuajnë këtë mungesë.
Eksperti i ekonomisë, Erjon Muça, për MCN live, thotë se së fundmi vihet re tendenca e kompanive në vend që të marrin punonjës nga jashtë vendit.
Sipas tij, kjo nuk ka rezultuar efektive, teksa ata në të kundërtën përdorin Shqipërisë si trampolinë për të ikur drejt vendeve të BE-së.
Po flasim për një projekt pilotimi të ndërmarrjeve të cilët marrin punëtor nga jashtë , kjo marrje e punonjësve të huaj, gjë që treguesit e parë dhe sinjalet e para tregojnë se nuk janë shumë optimiste, madje janë edhe zhgënjyese pasi këta përveçse kanë një kosto shumë të lartë të marrjes së tyre dhe një mal me burokracira për të finalizuar ecurinë e prezencës së tyre në ambientet në ndërmarrje shqiptare kanë edhe rrezikun e përdorjes si trampolinë drejt vende të BE-së, duke braktisur edhe punën që kanë.
Kjo gjë po shkakton problematikë sepse pilotimi që po bëhet nga ana e disa kompanive shqiptare për të ofruar punonjës nga jashtë, nuk po funksionon siç duhet.
Sigurish ka disa raste suksesi, kryesisht në industrinë e turizmit, që kanë rezultuar të suksesshme kryesisht përgjatë muajve të sezonit turistik.
Duke u nisur nga kjo, eksperti Muça, vlerëson se shteti duhet të ndërhyjë për normalizimin e situatës.
Sipas tij teksa kompanitë marrin punëtor nga jashtë duhet të mendojnë të rrisin pagat punonjësve vendas, duke i stimuluar që të mos largohen nga vendi.
Industria e turizmit, industria fasonë, industria përpunuese dhe prodhuese janë industritë që kanë më shumë të huaj, ose që po afrojnë punëtor të huaj, mirëpo situata që thamë që shumica vijnë këtu për të ikur drejt vendeve të BE-së, duhet të përbëj një kambanë alarmi dhe kërkohen ndërhyrje të shpejta. Së pari duhet që shteti të ketë një rol në sinkronizimin e të gjitha përpjekjeve për ndërmjetësimin për punë në Shqipëri duke inkuadruar sektorin publik dhe sektorin privat, duke administruar të gjitha nevojat dhe kërkesat që kanë.
Argumenti tjetër është kryesisht niveli i pagës, si një element i rëndësishëm që të nxisë dhe stimulojë punonjësin vendas për të kërkuar një punë.
Nga ky provës pilotimi ka ndërmarrja qe po pranojnë të marrin punëtor nga jashtë më pagë të lartë dhe nuk pranojnë t’ia rrisin aktualisht pagën punëtorëve shqiptar që e kanë tëre procesin e punës, të paktën të rriten 30 apo 40% më shumë se ç’janë sot mesatarja e pagave për kategori të ndryshme, pra do të ishte e udhës të promovoheshin pagat këtu duke i motivuar ata.



