Rudolf Marku shkrimtari nga Lezha në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV a rrëfyer një tjetër ngajrje që bën pjesë në qindra faqe të dosjes së tij.
Ai shprehet se kur ka nisur punën si petagog u ka dhënë një këshillë nxënësve të tij që kurrë të mos të qeshin me fatkeqësinë e shokut të tyre, kjo gjë sipas tij është parë nga një nxënëse e klasës si një përkrahje e armikut të klasës.
Filloi mësimin si petagog dhe bëj një apel të nxënësve në gjimnaz dhe them emrin e një filani dhe s’përgjigjej kush, dhe shoh që klasa qesh, i pyes pse qeshni ata thonë e ka arrestuar policia. Unë i them mos qeshni me fatkeqësinë e tjetrit kurrë aq më tepër kur ai është shoku juaj sepse jeta është e gjatë dhe kushdo mund të ndodhet në atë opozitë dhe një vajzë shkon te babai dhe i thotë kam vërejtje të madhe për mësues pedagogun sepse na kërkon të kemi mëshirë për armikun tonë të klasës dhe ata më pas shkruajnë një padi dhe kjo futet në dosje, dhe kështu vijon dosja, nga faqja e parë e hajdutit pastaj te vajza e klasës.
Këtu sheh dhe zhulin e injorancës është mëkat që di dhe gjuhë të huaj. Një prej kolegëve të mi Agim Malaj mësues fizike ai është një njeri që unë e kam pasur mik fëminije një njeri inteligjent dhe befas më del që ai ka një përndjekje për disa vite. Për shembull ai në kohën kur nxënësin ishin në pushim kontrollonte çantat e nxënësve ku dhe gjen 4 libra dhe supozon se këta libra ja ka dhënë Rudolf Marku. Censura ishte sa tragjike po aq dhe komike sepse injoranca duke mos ditur librat sepse ishte kaq e trashë saqë linin peshqit e mëdhenj të kalonin në rrjet dhe mbanin peshqit e vegjël.



