SHBA mbyll konsullatën ruse, reagon Moska

SHBA mbyll konsullatën ruse, reagon Moska

Administrata e Presidentit Trump urdhëroi të enjten mbylljen e konsullatës ruse në San Francisco si dhe pakësimin e personelit në ambasadën e Rusisë në Uashington si dhe në konsullatën e saj në Nju Jork.

Vendimi vjen si kundërpërgjigje ndaj dëbimit nga Rusia të diplomatëve dhe personelit tjetër diplomatik të SHBA në Rusi para disa javëve.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert tha se kjo masë e barazon numrin e personelit diplomatik të SHBA dhe Rusisë në vendet përkatëse.

Moska e ndërmori shkurtimin e stafit diplomatik amerikan më parë këtë vit si përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA. Uashingtonit iu kërkua një reduktim prej 755 vetësh.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson kishte thënë se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin përpara 1 shtatorit.

Zyrat e Rusisë duhet të mbyllen deri të shtunën.

Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i kremlinit. "Në Moskë do të shqyrtojmë me kujdes masat e reja të shpallura nga amerikanët dhe pastaj do të njoftojmë reagimin tonë."

Kjo është një përmbledhje e asaj që ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov i tha Sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson në një bisedë telefonike pas vendimit Uashingtonit zyrtar.

Këtë njofton ministria e jashtme e Moskës, duke theksuar se Lavrov, "shprehu keqardhje për shkak të përshkallëzimit të tensionit" midis SHBA dhe Rusisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy