Meksi: Nëse inceneratorët hetohen siç duhet, Rama është i pari që arrestohet. Edhe Manastirliu është për burg (VIDEO)

Meksi: Nëse inceneratorët hetohen siç duhet, Rama është i pari që arrestohet. Edhe Manastirliu është për burg (VIDEO)

Avokati Redon Meksi tha në studion e MCN Live se sa herë që Veliaj flet rëndon pozitat e veta. Sipas Meksit, ishte një gabim trashanik fakti që ai ka folur me telefonat e burgut duke e ditur që është person nën hetim dhe që telefonat e të afërmve të tij janë në përgjim.

Meksi tha se nëse dosja e inceneratorëve hetohet siç duhet i pari që shkon në burg është kryeministri Rama.

Sa herë që Veliaj flet rëndon pozitat e veta. Nuk e di si e ka mbajtur Rama atë, i trashë injorant. Dhe Rama vetë duhet të jetë po i tillë. Këta nuk dinë as të vjedhin. Të bësh këto lloj gabimesh duke bërë këto gabime. Pse shkon flet, kur e di që telefonat do të jenë në përgjim. Një person që është në hetim, nuk e kuptoj. Shpresoj të marrë dënimin që meriton.  

Kanë aq shumë dosje e shkelje të gjithë sa bashku, duke nisur nga kryesorët e listës së PS-së në Tiranë. Manastirliu është për burg për vete. Nuhatja më thotë që është për burg, letrat që kemi parë.  Çfarë bëri në pandemi është për më shumë se burg.

Janë lëmsh, nuk kanë asgjë në kontroll. Nuk dihet kë merr para. Veliaj ka 23 vjet që sheh veten kryeministër. Sot iku në kosh të plehrave. Ku e dimë se çfarë do flasë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy