Elon Musk bëhet njeriu më i pasur në botë

Elon Musk bëhet njeriu më i pasur në botë

Elon Musk është bërë njeriu më i pasur në botë, pasi vlera e tij neto i kaloi 185 miliardë dollarë. Sipërmarrësi i Tesla dhe SpaceX arriti në vendin e parë pasi çmimi i aksioneve të Teslas u rrit të enjten. Ai i merr vendin e parë themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, i cili e ka mbajtur atë që nga viti 2017.

Kompania e makinave elektrike të z. Musk, Tesla, është rritur këtë vit dhe arriti një vlerë tregu prej 700 miliardë dollarë për herë të parë të mërkurën.

Kjo e bën kompaninë e makinave më të vlefshme se Toyota, Volkswagen, Hyundai, GM dhe Ford së bashku.

Në një postim të hershëm të Musk mund të shohim qartë mendimin e tij mbi pasurinë personale.

"Rreth gjysma e parave të mia ka për qëllim të ndihmojë problemet në Tokë, dhe gjysma për të ndihmuar krijimin e një qyteti në Mars për të siguruar vazhdimin e jetës (të të gjitha specieve) në rast se Toka goditet nga një meteor si dinosaurët ose nëse ndodh Lufta e Tretë Botërore dhe ne shkatërrojmë vetveten", thuhet në të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy