Zbulohet bakteri më i madh në botë, arrin gjatësinë e një qerpiku

Zbulohet bakteri më i madh në botë, arrin gjatësinë e një qerpiku

Me siguri si ky bakter nuk keni parë kurrë më parë pasi të gjitha bakteret e njohura mund të shiheshin vetëm duke përdorur një mikroskop të fuqishëm.

Sipas një studimi të publikuar të enjten në revistën Science, një bakter që mund të shihet me sy të lirë dhe që i ngjan formës dhe madhësisë së një qerpiku, është gjetur në Guadeloupe në Antilet e Vogla .

Thiomargarita magnifica - një referencë për madhësinë e saj të jashtëzakonshme - ka një gjatësi mesatare qelize më të madhe se 9,000 mikrometra, e cila është gati 1 centimetër (0.4 inç) në gjatësi. Qelizat e shumicës së specieve bakteriale janë rreth 2 mikrometra në gjatësi, megjithëse ato më të mëdha mund të arrijnë 750 mikrometra.

T. magnifica mund të rritet deri në 2 centimetra, sipas bashkëautorit të studimit Jean-Marie Volland, një biolog detar dhe shkencëtar në Laboratorin e Kalifornisë për Kërkime në Sisteme Komplekse, dhe një bashkëpunëtor në Institutin e Përbashkët të Gjenomit të Departamentit të Energjisë të SHBA.

“Për të kuptuar se sa gjigante është kjo për një bakter, është njësoj sikur të gjenim një njeri të gjatë sa mali Everest”, tha ai për CNN të mërkurën.

Duhen gati 625,000 baktere E. coli që të arrijnë sipërfaqen e T. magnifica të vetme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy