Bastet e paligjshme online që po hetohen nga SPAK kanë nxjerrë në pah një skemë emrash dhe lidhjesh që kryqëzohen në një pikë, kryetarin e komisionit të licencave, pranë AMLF-së, Gjergji Taho. Përveç dyshimeve për kordinimin e faqeve të jashtligjshme të basteve ai rezulton të jetë në konflikt interesi pasi zotëron dhe vetë një kompani që operon në fushën e transfertave të parave online.



