Erdogan: Izraeli po kryen krime para syve të botës

Erdogan: Izraeli po kryen krime para syve të botës

Administrata e Izraelit, me një mbështetje të pakushtëzuar nga Evropa dhe Amerika ka 25 ditë që kryen krime para syve të gjithë botës. 

Kështu tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një fjalimi para kombit.

"Ky sulm tregon se Izraeli nuk respekton asnjë ligj", tha Erdogan, duke përmendur një bastisje izraelite që dëmtoi një pjesë të një spitali të ndërtuar nga Ankaraja në Rripin e Gazës. 

“Vendet që pretendojnë se janë djepi i qytetërimit e mbështesin aktivisht këtë masakër”, tha presidenti turk, duke kritikuar botën perëndimore. 

Erdogan bëri thirrje edhe një herë për një armëpushim në Gaza, duke thënë se kjo do të hapte një rrugë drejt paqes së përhershme dhe nisi një apel të ri për hapjen e korridoreve humanitare për dërgimin e ndihmës në Gaza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy