Vrasja e 14-vjeçarit, Balla: Drejtori dhe roja bashkëpunëtorë në krim, institucionet të dështuara për të garantuar jetën (VIDEO)

Vrasja e 14-vjeçarit, Balla: Drejtori dhe roja bashkëpunëtorë në krim, institucionet të dështuara për të garantuar jetën (VIDEO)

Juristja Migena Balla, thotë se nuk i intereson se si do të ndëshkohet autori i vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë dhe sa vite burg do të bëj, por nënvizon mangësitë serioze të shumë institucioneve për të garantuar jetën.

Duke folur për MCN Live, ajo deklaroi se përgjegjësia kryesore është e shkollës, pasi thuhet se kjo është histori e përsëritur.

Drejtori i shkollës, roja ku janë? A kanë raportuar për ngjarjen? Të gjithë personat duhet të dënohen, janë bashkëpunëtorë në krim. Mosveprimi është vepër penale në ligj.

Nëse ti nuk më garanton sigurinë e jetës së fëmijës sime, ti si institucion ke dështuar të më sigurosh jetën. Këta persona nuk thuhet fare ku janë.

Nuk ka asnjë drejtor apo roje që të japin dorëheqjen, pavarësisht se vetë ministria e Arsimit duhet të kishte marrë masat dhe të fillonte një hetim.

Janë futur persona që nuk duhet të ishte fare në atë shkollë, si u fut tjetri nga Sauku apo nga Hasi. Vjen ai dhe ta vret fëmijën në shkollë.

Duhet të hetohen të gjithë listat e nxënësve të shkollës.

Problemi për mua është mosfunksionimi i institucioneve, që te ministria e Drejtësisë që do e nxjerrë shumë shpejt jashtë dhe ministria e Arsimit, që ka të bëjë me korrupsionin.

A mund të kishte shpëtuar ai djalë? Vetëm nëse ambulanca e madhe që ishte 200 metër larg, do kishte një urgjencë, ai djali mund të kishte shpëtuar.

Nuk kishte një mjek ajo ambulancë të jepte ndihmën e parë.

Pikëpyetje ngre fakti i mos dhënies së ndihmës së parë në ambulancën aty pranë dhe dërgimi në spitalin në Laprakë, ku dhe humbi jetën.

Janë gjithë këto faktorë që ndikojnë që djali të ketë humbur jetën. Apo ana infrastrukturore e rrugëve të Tiranës, që ambulanca të mbërrinte më shpejt.

Sa u vonua transporti nga vendngjarja deri në spital, të gjitha këto janë pikëpyetje?

Pse nuk ka një njësi urgjence, se koha e transportit të një personi në spital ndikon në humbjen e jetës, se bllokohen në trafik.

Të hetohet dhe ambulanca a i kishte mjetet e nevojshme. Ka mënyra se si shteti të hetoj TikTok-un.

A ka monitorim? Promovohen modelet e gabuara, paratë e shpejta dhe kjo ndikon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy