Avokatët e Lushnjës në protestë, bojkotojnë seancat gjyqësore

Avokatët e Lushnjës në protestë, bojkotojnë seancat gjyqësore

Avokatët e Lushnjës po vijojnë sërish sot protestën, duke bojkotuar seancat gjyqësore, si kundërshti ndaj hartës së re gjyqësore. Mësohet se vetëm sot në Lushnjë nuk do të zhvillohen rreth 40 gjyqe. Protesta e avokatëve pritet të vazhdojë deri më 24 qershor.

Avokatët kërkojnë që të qëndrojë Gjykata e Shkallës së Parë. Disa avokatë të tjerë kanë dyshime se Dhoma Kombëtare e Avokatisë nuk e ka bërë publike propozimin, se cila nga gjykatat e rretheve do të qëndrojë e kërkojnë me dokumentet publike.

Në total janë 28 avokatë në protestë. Ka dyshime nga avokatët se edhe projekti që Lushnja do të mbetet gjykatë administrative, nuk do të realizohet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy