Protestat e opozitës/ Nallbati: S’jam për dhunë, por as për nënshtrim. Dal për qytetarët, jo për Berishën dhe Alibeajn

Protestat e opozitës/ Nallbati: S’jam për dhunë, por as për nënshtrim. Dal për qytetarët, jo për Berishën dhe Alibeajn

Deputeti i PD Bledjon Nallbati foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi protestat e opozitës, duke i konsideruar si të vetmen rrugë për opozitën për të mbrojtur të drejtën e fjalës në Kuvend dhe interesin e qytetarëve. Nallbati tha se do të vazhdojë të jetë pjesë e protestave, duke theksuar se nuk del as për Berishën as për Alibeajn, por për qytetarët që e mbështesin. Nallbati tha se dy grupimet në PD duhet të gjejnë zgjidhje politike për të qenë bashkë, pasi ngërçi i krijuar nuk zgjidhet juridikisht. Ai tha se do të mbështesë kandidatin e dalë nga primaret për bashkinë e Devollit.

Parlamenti prej disa kohësh ka hyrë në një rrugë pa krye, duke ushtruar forcën e kartonëve në Parlament, opozitës i është hequr e drejta për të folur dhe debatuar mbi çështjet aq të rëndësishme që kanë të bëjnë me interesat e qytetarëve. Janë përjashtuar një numër i konsiderueshëm deputetësh, dhe është bërë kërkesë për të përjashtuar 4 deputetë të tjerë. Opozita ka vetëm fjalën dhe nuk ka rrugë tjetër përveçse të protestojë. Sa i përket ditës së djeshme, i bindur se jemi përjashtuar për një shkak të paarsyeshëm dhe duke shkelur rregulloren, unë u paraqita për të qenë pjesë e seancës. Nuk kishte asnjë lidhje të ndodhte ajo që ndodhi dje, ku hyrja e Parlamentit ishte bllokuar me gardh dhe deputetët selektoheshin, ti je i mirëpritur dhe t’i s’je i mirëpritur. Ne nuk kemi bërë ndonjë vepër penale. Përndryshe nëse kemi bërë një vepër penale të na marrin e të na çojnë në burg. Nuk mund të ndalosh deputetit të shkojë në sallën e Parlamentit dhe të mbrojë interesat e qytetarëve. Situata degradoi nga provokimet e një numri shumë të madh policësh duke shtyrë, ofenduar dhe goditur qytetarët. Jam anëtar i PD qysh në fëmijëri dhe do vazhdoj të jem, pavarësisht se kush e drejton. Jam deputet i kësaj force dhe jam votuar të mbroj interesat e qytetarëve. Unë kam zgjedhur të mos jem pjesë e këtij sherri, sepse gjykoj se PD-së i duhet gjithkush për të qenë opozitë dhe alternativë e fortë për të qeverisur. Padiskutim që do jem në protestë. Unë s’dal as për Berishën, as për Alibeajn, por për qytetarët që më kanë mbështetur”

I pyetur se cili do të jetë skenari i protestave të ardhshme, Nallbati tha:

Nuk kam informacion më tepër sa do zgjasë dhe cili do jetë skenari. Unë do jem atje për të protestuar, për të ngritur zërin. Nuk jam për dhunë, por as për t’u nënshtruar përballë qeverisë që ka zaptuar shtetin dhe po e trajton vendin si pronë të një individi”.

I pyetur si do veprojë në rast të vendimi nga Gjykata e Apelit më 3 mars dhe cilit grup do t’i bashkohet, Nallbati tha:

Do jem gjithmonë të PD, anëtar dhe deputet  i PD. Çështja e PD nuk zgjidhet juridikisht, por politikisht, dhe e vetmja zgjidhje është që dy palët të gjejnë rrugët për t’u bërë bashkë. S’na duhet ndarje na duhet bashkim. Kam pasur takime me z.Alibeaj. Takimet që ne bëjmë zakonisht në zyrën e grupit parlamentar. Sot ka qenë takimi i fundit me z.Alibeaj. Ne diskutojmë çdo ditë, çdo dorë, çdo minutë me njëri-tjetrin, me demokratët, me qytetarët për situatën e zgjedhjeve”.

Nallbati tha se mbështet kandidatin e primareve Elvis Hajderlli si kandidat për bashkinë e Devollit.  

Mbështes kandidatin e dalë nga primaret sepse konsideroj një kandidat potencial dhe të denjë për të udhëhequr bashkinë e Devollit dhe do ta mbështes. Në 15 maj kryetari i ri i bashkisë së Devollit do të jetë Elvis Hajderlli. Është kandidat i vetëm, s’do ketë kandidat të dytë, pasi për sa kohë demokratët kanë vendosur të nxjerrin vetëm një kandidat, ne do ta mbështesin dhe do ta nxjerrim fitues”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy