Deputeti i ri i LSI-së, Endrit Brahimllari, në fjalën e parë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, akuzoi kryeministrin Rama për korrupsion. Brahimllari tha se korrupsioni është arsyeja pse Rama bëri një kabinet më të vogël se ai i mëparshmi.
“Sot flitet për qeveri të vogël. Qeveri e vogël do të thotë korrupsion i madh. Çdo gjë do të jetë e centralizuar dhe e kontrolluar nga zyra kryeministrore. Ky program nuk zhvillon ekonominë, nuk rrit sigurinë, nuk zbut varfërinë. Detyra jonë është të zhbëjmë këtë sistem. Duhet të shkatërrohet ky sistem dhe mesazhi më I mirë është beteja me të. Çdo ditë faqet e gazetave europiane janë të mbushura me tonelatat e drogës që dalin nga Shqipëria”, tha ai.



