“Francezët nuk mund t’i kenë të gjitha”, Roma dhe Parisi “përplasen” për pikturat e Da Vinçit

“Francezët nuk mund t’i kenë të gjitha”, Roma dhe Parisi “përplasen” për pikturat e Da Vinçit

Pas qëndrimeve të kundërta për emigracionin (sidomos muajt e fundit), Franca dhe Italia kanë një mosmarrëveshje të re. Shkak janë bërë pikturat e Leonardo da Vinçit. Roma thotë se nuk do të lejojë që kryeveprat e Da Viçit të ekspozohen në muzeun e Luvrit.

Nënsekretarja e Ministrisë italiane për Trashëgiminë Kulturore, Lucia Borgonzoni, ka njoftuar se do të anulojë një marrëveshje të nënshkruar nga qeveria e mëparshme, sipas të cilës veprat më të njohura të Da Vinçit i huazohen muzeut të Luvrit në Paris.

Muzeu i famshëm i artit priste që t’i ekspozonte pikturat e da Vinçit në vitin 2019, që shënon 500- vjetorin e vdekjes së tij.

“Kur e zbulova këtë marrëveshje, i thashë vetes: Kjo është akti më i turpshëm i qeverisë së kaluar që prek trashëgiminë kulturore”, thotë Borgonzoni.

Zyrtarja e lartë e Ministrisë së Kulturës, e cila vjen nga radhët e Lega-s, thotë se marrëveshja duhet rinegociuar.

"Ne duhet të diskutojmë gjithçka sërish. Aty ku autonomia e muzeve cenohet, interesi kombëtar nuk mund të vijë i dyti. Francezët nuk mund të kenë gjithçka që kërkojnë", shtoi ajo.

Përplasja për pikturat e Da Vinçit vjen pas tensioneve të shtuara politike mes dy fqinjëve europianë. Matteo Salvini, ministri i Brendshëm italian, dhe Emmanuel Macron, kanë shkëmbyer shpesh replika kohët e fundit në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me emigracionin dhe sigurinë kufitare.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy