Del në shitje për 27 milionë euro vila ku qëndroi Pablo Picasso

Del në shitje për 27 milionë euro vila ku qëndroi Pablo Picasso

Në Francë ka dalë në shitje vila Antibes, një pronë e rëndësishme pasi në të ka qëndruar piktori i njohur Pablo Picasso. Shtëpia është në treg për shifrën 27 milionë euro (pa tarifat e noterit).

E njohur nofkën “La Vigie”, rezidenca e stilit neo-gotik, e ndërtuar në vitin 1912 nga arkitekti Lucien Stable është në dispozicion që nga fillimi i gushtit, shkruan Huffington Post në versionin francez.

Në verën e vitit 1924, Picasso krijoi atelienë e tij të punës në aneksin e shtëpisë ku pikturoi disa vepra, disa prej të cilave u frymëzuan riviera franceze.

Madje, artisti i famshëm përdori si telajo muret e dhomave të gjumit dhe të dhomave të ndenjes së vilës, por pronari u ankua mbi këtë fakt, duke e detyruar atë t'i kthente ato të bardha: një zgjedhje sigurisht e përcaktuar trashëgimtarët e pronës.

Vila ka tetë dhoma gjumi, shtatë banja, një dhomë bilardo dhe një pishinë. Ofron një pamje të pashoqe mbi gjirin e Juan-les-Pins dhe gjithashtu ka qasje të drejtpërdrejtë në det, dhe ka një garazh.  

Rezidenca ka pritur gjithashtu njerëz si Paul Morand, André Gide, Jean Cocteau, Mistinguett dhe Maurice Chevalier, dhe ishte në pronësi të miliarderëve amerikanë si dhe të shkrimtarit me emër Francis Scott Fitzgerald.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy