Hoxha: Tokën e Vorës e privatizuan si tokë në Bërxullë, iu shit nipit të Sadri Abazit

Hoxha: Tokën e Vorës e privatizuan si tokë në Bërxullë, iu shit nipit të Sadri Abazit

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Artan Hoxha ka folur për arrestimin e ish kryetarit të Komunës së Bërxullës, Ymer Marku, pasi dyshohet se ndihmoi në tjetërsimin e një toke 7500 metra katrorë, e cila më pas i është shitur nipit të ish deputetit, Sadri Abazi. Ai sqaroi se një kryetar komune i djathtë, është munduar që tokën ta marrë nipi i një deputeti të majtë. "Ka qenë kandidat në Vorë në zgjedhjet e pjesshme, për PD-në e Bashës. Ymer Marku ka qenë kryetar komune në Bërxullë, kur Shqipëria kishte tjetër ndarje administrative, kur kishte bashki dhe komuna. E keni parasysh këto komunat që kanë qenë rrotull Tiranës dhe kanë bërë katrahurë të madhe? Zona e Bërxullës është e rëndësishme, edhe si zonë industriale, edhe si zonë që ka afër aeroportin. Është kapur ky rast, pyeta drejtuesit e SPAK dhe më thanë nuk kanë bërë hetime kryesisht, por në bazë të kallëzimeve që u kanë ardhur. Bëhet fjalë për tokë 7500 metër katrorë, e llojit arë. Kjo tokë i përkiste Bashkisë Vorë. Kanë bërë dokumentacionin, e kanë hedhur në hartë, e kanë privatizuar si tokë që i përkiste komunës Bërxullë. Kjo tokë ka ndjekur këtë procedurë, sepse më mbrapa është blerë për një çmim 100 milionë lek të vjetra, nga Alko Impex Construction, që ka për administrator nipin e ish deputetit, Sadri Abazi, deputet i rëndësishëm i PS, sepse mblidhte vota. Pra një kryetar komune i djathtë, që është munduar që tokën ta marrë nipi i një deputeti të majtë", tha Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy