
Presidenti sirian Bashar al-Asad u takua të premten me përfaqësuesit e ministrive të jashtme dhe të mbrojtjes të Rusisë në Damask.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Moska, e cila në një deklaratë të shtunën e Ministrisë së Jashtme ka theksuar se dy zyrtarët janë takuar me presidentin e Sirisë Bashar al Assad.
Gjatë takimit, ata diskutuan zhvillimin e situatës në Siri dhe rikonfirmuan angazhimin e tyre ndaj "shkatërrimit të prezencës terroriste" dhe avancimit drejt një zgjidhjeje afatgjatë politike në interes të të gjithë sirianëve.
Kjo vizit e zyrtrëve rus në Damask, tregon edhe njëherë mbështetjen që presidenti Putin i jep homologut të tij sirian Assad.
Moska është e angzhuar fuqishëm në luftën që ushtria siriane ka ndërmarrë ndaj rebelëve dhe militantëve të Shtetit Islamik duke korrur sukses dhe duke marrë pjesë të territorit të vendit që mbaheshin nga ISIS. Idlibi është bastioni i fundit i militantëve anti regjim por presini ndërkombëtarë e ka bllokuar shefin e Kremlinit Putin që të nisi sulmet në këtë zonë pasi do të shkaktonte një katastrofë humanitare.



