“Toyotat me euro”, akuza në Komisionin e Shëndetësisë

“Toyotat me euro”, akuza në Komisionin e Shëndetësisë

Kapja e dy makinave me një sasi të madhe parash në portin e Durrësit u bë shkak për debat në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Deputeti demokrat, Ervin Salianji, tha se pronari i makinave me 3.4 milionë euro brenda tyre është një person që ka imunitet nga policia.

Salianji tha se personi i arrestuar në lidhje me paratë e sekuestruara është dënuar për dhunë në familje nga Gjykata e Apelit. Ai akuzoi se arrestimi i tij është bërë me qëllim që hetimi të mos çohet deri në fund.

“Ne po i themi shqetësimet se mendojmë se shkaqet nuk janë vetëm nxitimi për ligjet. Këtu në këtë vend shkak është zbatimi i ligjit. Ky vendim dënon një person me 6 muaj burg, është Edi Lika. Është personi që u kap dje me 3.4 milionë euro në “Toyota Yaris” në Durrës. Ky zotëria nuk e vuan dënimin sepse thotë bashkë me çunin e tij se “policia është me ne”. Ne bëjmë sikur bëjmë ligje këtu. Policia e ka kapur vetëm për një arsye, që të mos shkojë hetimi deri në fund dhe të mos kapet “koka””, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy