
Pekini po vëzhgon me kujdes atë që po ndodh sot në Ukrainë dhe kjo mund të ndikojë në vendimet e tij të ardhshme. Ajo që ndodh sot në Evropë mund të ndodhë nesër në Azi.
Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë takimit të tij për shtyp me kryeministrin japonez Fumio Kishida.
Japonia dhe NATO bien dakord se siguria në zonën transatlantike dhe Indo-Paqësorit është e ndërlidhur dhe se lufta në Ukrainë nuk është një sfidë vetëm evropiane.
Kina nuk është kundërshtari ynë, por ngacmon fqinjët e saj dhe kërcënon Tajvanin, kështu që ne duhet ta kuptojmë dhe ta trajtojmë këtë sfidë.



