
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Rrëshenin paraditen e sotme ku një shtetas është ekzekutuar me armë zjarri në qendër të qytetit.
Siç njofton korrespodenti i MCN tv, ngjarja ka ndodhur afër spitalit të qytetit.
Sipas korrespodentit Jul Simoni, ndaj të ndjerit Martin Bardhi është gjuajtur me armë zjarri me breshëri automatiku.
59-vjeçari sapo kishte dal nga paraburgimi, nën dyshime për tentim vrasjen e Sajmir Reçit, për të cilën akuzohet i biri i Bardhit, që rezulton ende në kërkim.
Gjykata kishte zbutur masën ndaj tij në 'detyrim paraqitje', ndërsa i biri është ende në kërkim.
Rrëshen/Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi M. M. (B.).
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.



