“U bë bishti më i rëndë se sqepari”, Ardian Isufi tërhiqet nga PD

“U bë bishti më i rëndë se sqepari”, Ardian Isufi tërhiqet nga PD

Një nga shumë emrat e njohur të PD-së siç është Ardian Isufi nuk do të jetë më mes 300 figurave të Këshillit të ri Kombëtar.

Lajmin e ka dhënë vetë Isufi përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ku shprehet se do të vazhdoj rrugën politike si i pavarur.

Mes të tjerash teksa shprehet i zhgënjyer nga PD-ja, ai thekson se sipas tij ajo po kthehet në një kopje e shëmtuar e “partisë-shtet që sot është në pushtet”.

Isufi flet për një “klan me tipare arkaike” që mban peng çdo orientim të ri apo nismë bashkëkohore brenda kësaj partie.

Të nderuar demokratë, i zhgënjyer dhe me keqardhje, sot jam i bindur të tërhiqem nga PD dhe angazhimet e mia ndaj saj. Me fisnikëri mendoj të vazhdoj rrugën time politike si i pavarur. Jashtë një strukture partie që vetëm i kam shtuar vlerat me imazhin tim si person publik! Ajo që kam kuptuar qartë është se insistimi im për të kontribuar në evidentimin e një “alternative të re të djathtë” për sinergji dhe marrëdhënie me publikun në një frymë bashkëkohore nuk është realisht prioritet i kësaj partie, sesa thjesht po kthehet një kopje e shëmtuar të partisë-shtet që sot është në pushtet! Tashmë jam i qartë që këtë situatë nuk e ka prodhuar vetëm zoti Basha por edhe një tufë e madhe funksionarësh në PD apo anëtarë kryesie që duhet të ishin dorëhequr shumë kohë më parë dhe që aktualisht janë të ezauruar në debatin publik dhe nuk i thonë më asgjë mbështetësit të djathtë apo votuesit shqiptar, por që nëpërmjet një “klani me tipare arkaike” mbajnë peng çdo orientim të ri apo nismë bashkëkohore brenda kësaj partie... shto këtu edhe një administratë që e ka zëvendësuar rolin e saj primar me politik-bërjen e kulisave, dhe si i thonë asaj fjalës së urtë popullore: “është bërë bishti më i rëndë se sqepari”. Kuptohet që edhe “hienat” e Universitetit të Arteve pranë PD-së e kanë realizuar me malinjitet të plotë përfoljen mbi figurën time, sepse thënë thjesht: "mediokriteti nuk e pranon risinë"! Ndoshta tërheqja ime nga PD mund të duket një “asgjë” në kushtet në të cilat ndodhet sot. Gjithsesi, përgjatë këtyre viteve i kam dhënë shumë kësaj partie, duke sakrifikuar gjithçka që lidhej me imazhin tim si artist dhe intelektual në çështjet publike.  Më në fund tashmë kam kuptuar se janë ngushtuar hapësirat për elitat, në një parti që kohë më parë ishte elitë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy