Policia dhe Prokuroria mbërrijnë në ambientet e inceneratorit Elbasan, hetime në terren (VIDEO)

Policia dhe Prokuroria mbërrijnë në ambientet e inceneratorit Elbasan, hetime në terren (VIDEO)

Policia dhe përfaqësues të Prokurorisë së Elbasanit kanë shkuar në ambientet e inceneratorit për të kryer hetimet në terren.

Gazetarja Entela Duka raportoi për MCN Live, se për shkak të mos funksionimit të këtij inceneratorit dhe grumbullimit të tonelatave të mbetjeve, prokurori i Elbasanit Xheljan Seferi ka marrë në dorë çështjen.

Puna e inceneratorit ka ndalur prej disa muajsh, ndërkohë që tonelata të tëra mbetjesh ndodhen në këtë landfill.

Prokuroria e Elbasan në bashkëpunim me policinë po kryejnë veprime hetimore në këtë vepër, e cila shpesh është akuzuar si aferë e pastër korruptive.

Përveç hetimit nga SPAK, i bashkëngjitet një tjetër hetim nga organi i akuzës në Elbasan, ku çështja është marrë në dorë nga prokurori Xheljan Seferi.

Prokuroria i mëshon faktit se bëhet fjalë për një çështje sensitive mjaft të rëndësishme.

Vetë prokurori i referohet zjarrit të rënë në 23 korrik 2023 dhe fokusi është vendosur te shkatërrimi i pronës dhe ndotja masive e zonës përreth, pasi bëhet fjalë nga një zonë me një numër të madh banorësh.

Inceneratori ndodhet pranë ujërave të lumit Shkumbin dhe ndotja e shkaktuar edhe në ujërat e këtij të fundit konsiderohet ndotje e madhe.

Vetë prokurori ka thënë se e ka shtrirë hetimin, edhe te hetimi i administratorit për shpërdorim detyre.

Inceneratori i Elbasanit nuk funksionon, por për shkak të mos funksionimit janë grumbulluar tonelata të tëra mbetjesh, po shihet mundësi e krijimit të një landfilli të ri, për të cilin kërkohet mbështetje nga qeveria shqiptare.

Në këto kushte organet e akuzës kanë zbritur në terren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy