Operacioni i SPAK/ Daci: U goditën grupet e “Trekëndëshit të Bermundës”

Operacioni i SPAK/ Daci: U goditën grupet e “Trekëndëshit të Bermundës”

Gazetarja Glidona Daci e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ka folur lidhur me operacionin e SPAK nga i cili u lëshuan 50 urdhër-arreste për personazhe të njohur të botës së krimit në vend.

Ajo tha se operacioni çoi në pranga disa prej tyre, ndërsa disa janë në qeli prej vitesh me akuza të tjera teksa theksoi se u goditën grupet e “Trekëndëshit të Bermundës”, në Lezhë, Fushë-Kuqe, Nikël.

U goditën grupet e “Trekëndëshit të Bermudës”. Është grupi i ish-deputetit të Lezhës, Arben Ndoka, grupi i Ervis Martinajt në Fushë Kuqe, grupi i Durim Bamit në Nikël, grupi i Emiljano Shullazit që e drejtonte nga burgu 313 para se të vihej nën regjimin bis, grupi i Avdylajt e Shijakut, familja e Fatmir Troplinit që nuk ka qenë e prekur më parë dhe ku janë gjetur ato paletat e mëdha me euro. Janë ngjarje nga viti 2020 dhe në vijim.

I pari që e ka hapur sagën është Arben Ndoka për të kërkuar vrasësin e vëllait Aleksandër Ndoka në 2017 dhe bashkëpunoi me disa grupe kriminale. E nisën me 100 mijë euro dhe përfunduan me 1 milionë euro për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit. Janë arrestuar 20 persona, 5 janë në qeli ndërkohë që 6 u kapën jashtë vendit dhe 9 brenda vendit ku u kapën edhe sendet me vlerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy