Samiti/ Allmuça: Mesazhet e Varhelyi për vendet e Ballkanit Perëndimor, të qarta. I kërkoi të respektojnë rregullat e vendosura nga BE (VIDEO)

Samiti/ Allmuça: Mesazhet e Varhelyi për vendet e Ballkanit Perëndimor, të qarta. I kërkoi të respektojnë rregullat e vendosura nga BE (VIDEO)

Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi i ka bërë të qarta mesazhet për vendet e rajonit në samitin që po zhvillohen këtë të enjte në Tiranë.

Gazetarja Oliverda Allmuça tha përmes një lidhje me studion e lajmeve në MCN Tv se Varhelyi ka kërkuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të fokusohen për të respektuar rregullat e vendosura nga BE.

Përfaqësues nga PE ka qenë Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi, ndërkohë që ka munguar presidentja Ursula von der Leyen.

Mesazhet kanë qenë të qarta, Varhelyi ka kërkuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të fokusohen për të respektuar rregullat e vendosura nga BE. Sipas tij kjo është rruga e vetme që këto vende të gjejnë dritën jeshile për t’u integruar në familjen e madhe europiane. Ai ka  konfirmuar fondin shtesë për 6 vendet e rajonit prej 6 miliardë eurosh.

Edhe një herë tjetër Allmuça tha se përfaqësuesi i Prishtinës zyrtare në samit ka qenë kreu i Dhomës së Tregtisë, Lulzim Rafuna, ndërkohë që për gazetaren e MCN Tv, Përparim Kryeziu ka sqaruar se kryeministri Kurti ka munguar për shkak të një axhendë tjetër, por që kishte përgatitur një video-mesazh që është transmetuar me dyer të mbyllura.

Një tjetër mungesë që ishte e paqartë ka qenë nga Mali i Zi, pavarësisht se prania ishte e konfirmuar në axhendë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy