“Terreni si në Afganistan”, Demi: Partizani u vodh në Laç, donin të kompensonin hilen me Krujën

“Terreni si në Afganistan”, Demi: Partizani u vodh në Laç, donin të kompensonin hilen me Krujën

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ndihet i vjedhur nga arbitrimi në ndeshjen me Laçin.

Në një komunikim në emisionin “Skaner” në MCN TV, Demi deklaroi se vendimet e arbitrit ndikuan te humbja e të kuqve, ndërsa shtoi se donin të kompensonin “hilen” që i ishte bërë kurbinasve ndaj Kastriotit.

Atmosferën në stadium, Demi e quajti si në Afganistan, ndërsa shtoi se kjo nuk do të ndodhë në stadiumin e Partizanit. ç

Laçit nga që i është bërë një hile në Krujë, donin ta kompensonin sot. Terreni  në Laç ishte si në Afganistan. Ai gol offside, ndryshoi gjithë lojën.

Unë nuk jam cenuar si njeri. Ia thashë edhe tifozëve në Laç, që është turp që bënin ashtu. Xhaja para një jave ishte në Durrës, e nxori me karton lojtarin tonë që të mungonte ndeshjen tjetër. Unë kam të drejtën të dyshoj. Sot më duket një vjedhje ndaj Partizanit.

Nuk dua të merrem asnjëherë me arbitrat. Sot kuptova se Partizanit i kanë rënë në qafë. Nuk kam çfarë them më shumë. Në Laç ishte si Afganistan, por s’ka problem, ne jemi mësuar me këto. Duhet të veprojmë edhe ne si në Afganistan, por natyra ime nuk e lejon këtë. Me këtë vjedhje ndaj Partizanit, duket se kanë bërë një larje, për atë që ju ndodhi me Krujën. Më vjen keq, nëse është e stisur kjo punë. Shpresoj të mos jetë kështu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy