Përplasen dy makina në Levan të Fierit, një i vdekur dhe katër të plagosur

Përplasen dy makina në Levan të Fierit, një i vdekur dhe katër të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Levan të Fierit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

 Si pasojë e këtij aksidenti, pesë persona kanë mbetur të plagosur.

Për fat të keq, një prej të plagosurve nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën, pavarësisht përpjekjeve intensive të mjekëve për ta shpëtuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët janë angazhuar në zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe të shkakut që çoi në këtë ngjarje tragjike.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. B., 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy