Bullgari, neo-nazistët në rrugë për marshin Lukov (VIDEO)

Bullgari, neo-nazistët në rrugë për marshin Lukov (VIDEO)

Aktivistët e ekstremit të djathtë nga disa vende europiane u bashkuan me një procesion pishtarësh në Sofje duke nderuar një gjeneral bullgar pro-nazist. Rreth 2 000 prej tyre marshuan nëpër kryeqytetin bullgar në të ashtuquajturin Marshi Lukov, i cili mbahet çdo vit në Sofje që nga viti 2003 nga Bashkimi Kombëtar Bullgar Neo-Nazist.

Hristo Lukov ishte udhëheqësi i Bashkimit pro-nazist të Legjioneve Kombëtare Bullgare, që ishte aktiv nga viti 1932-1944 dhe përkrahu antisemitizmin, antikomunizmin dhe një shtet njëpartiak. Lukov, ministër i luftës i Bullgarisë nga vitet 1935-1938, nxiste lidhje të ngushta me zyrtarët e lartë nazistë në Gjermani. Ai u vra më 13 shkurt 1943 nga partizanët komunistë në Sofje.

“Gjenerali Lukov ishte një oficer i guximshëm militant, një hero lufte (Lufta e Parë Botërore), i cili ka frymëzuar ringjalljen e ushtrisë bullgare”,- tha Zvezdomir Andonov, një organizator i marshimit, i cili tërhoqi aktivistë nga Gjermania, Suedia dhe Hungaria. Por një masë njerëzish ishin kundër këtij marshimi. Më parë u zhvillua një protestë kundër këtij organizimi.

“Ne nuk duam më shumë nga nazizmi i shekullit të 20-të, nuk duam më shumë nga ajo që kemi parë të shkatërrojë jetën e miliona njerëzve dhe duam ta ndalojmë atë në rrënjë, edhe pse mund të shohim se sot ka fashistë dhe njerëz me ide neo-naziste në rrugët tona”, tha Galina Lacheva, aktiviste e OJQ-së, Ushqim jo Luftë. Kongresi Botëror i Hebrenjve dhe partitë politike të Bullgarisë kishin bërë thirrje që marshimi të pezullohej. Por organizatorët morën një urdhër gjykate, që përmbysi përpjekjet e autoriteteve të Sofjes për të ndaluar tubimin.

Sipas nënkryetarit ekzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer, “Është absolutisht e neveritshme që në vitin 2019 në Evropë, vendi në të cilin nazistët u përpoqën të zhduknin të gjithë popullsinë hebreje, të djathtët ekstremë vazhdojnë të ekspozohen pa u shqetësuar nëpër rrugë me svastikat, simbolet e nazizmit dhe mesazhet e urrejtjes për hebrenjtë dhe pakicat e tjera”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy