
Në varrezat publike në Lushnjë nuk ka më hapësira të lira, duke bërë që Bashkia e qytetit të caktojë një sipërfaqe toke pranë një zone të banuar. Ky vendim kundërshtohet nga banorët e lagjes “Kadri Qystri”, të cilët thonë se nuk mund të bashkëjetojnë me varrezat.



