Kuvendi i Berishës, Papa: Mesazh i madh, demokracia prevalon me votë (VIDEO)

Kuvendi i Berishës, Papa: Mesazh i madh, demokracia prevalon me votë (VIDEO)

“Ajo pjesëmarrje tregon se demokracia prevalon me votë dhe ata kanë të drejtë të flasin. Kjo hapje e PD-së, duhet marrë si një sinjal për një hapje edhe nga PS”.

Kështu e komentoi gazetari Robert Papa në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV, kuvendin e djeshëm të Sali Berishës. Ai u shpreh se shqiptarët nuk janë antiamerikan dhe se Berisha ka problem personal me departamentin amerikan të shtetit që ai do të di ta zgjidhë përmes gjyqit.

Natyrisht si çdo shqiptar që jeton jashtë Shqipërisë ndjekim çdo gjë që ndodh dhe gjithkush këtu ka një pozicionim, majtas apo djathtas. Ajo pjesëmarrje tregon se demokracia prevalon me votë dhe ata kanë të drejtë të flasin. Nuk vendosin burokratët qoftë kjo edhe këtu në SHBA. Ndaj ishte një mesazh i madh edhe pse u bë një trysni presioni. Pra shqiptarët nuk janë antiamerikan. Berisha ka problem personal me departamentin amerikan të shtetit, do e zgjidhë përmes gjyqit. Por një hapje e PD, do ishte sinjal edhe për hapjen e PS. Këtu në SHBA askush nuk e di kush është kryetarja i partisë demokrate, nuk zgjidhet me një anëtar një votë. Në përgjithësi zgjidhet një kongresmen dhe ka një bord drejtues. Kjo parti organizon konventën, ruan konservatorizmin. Ajo ditë kur të kemi parti të këtij stili do kemi lajm të mirë për të gjithë.

Ndërsa një ditë më parë Berisha ka qenë i ashpër me ambasadoren Yuri Kim dhe zyrtarin amerikan, Gabriel Escobar, gazetari Papa u shpreh se edhe me aleatin e madh strategjik mund të kemi përplasje pasi sipas tij në fund të fundit demokracia është votë, vetë amerikanët na e kanë mësuar.

Amerika është më e gjerë dhe e madhe se Yuri Kim dhe Escobar. Berisha nuk është budalla. Ai e ka bërë këtë betejë. Ky është stili Berishës se e ka kuptuar se pushteti është në senat dhe sulmi ndaj tij ka qenë i ashpër. Berisha nuk ka thënë asgjë kundër Amerikës. Edhe me aleatin e madh strategjik mund të kemi përplasje pasi në fund të fundit demokracia është votë, vetë amerikanët na e kanë mësuar. Fitues në këtë moment për mua është Berisha. Edhe pse ai mund të mos jetë fare kryetar është fitues për faktin se po largon një grupim që se duan shumica.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy