LAJMI I FUNDIT/ Ruçi mesazh Metës: O të zgjedhim presidentin o shkojmë në zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

LAJMI I FUNDIT/ Ruçi mesazh Metës: O të zgjedhim presidentin o shkojmë në zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

Në seancën e sotme parlamentare, kreu i grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i ka bërë thirje të drejtëpërdrejtë kreut të Kuvendit dhe aleatit kryesorë të qeverisë Ilir Metës.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Ruçi deklaroi, o të zgjedhim presidentin o të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

"Sot dogjëm raundin e tretë edhe pse kemi votat që në raundin e parë. Opozita nuk erdhi. Ju na kërkuat para një jave në Hotel Dajti që ne tu jepnim dakordësinë tonë që ju ti drejtoheshit me një letër PPE të cilët në përvojën time asnjëherë nuk kanë qenë shumë dashamirës me PS. Megjithatë ne ramë dakord dhe ju i çuat ftesë atyre.

Si duket ne socialistëve këta ndërkombëtarët na kanë marrë dorën. Mendoni për një çast ta kishin bërë këtë me palën tonë kundërshtare. Nuk ka ndodhur në asnjë rast jo vetëm të thellohen por të mos pranohen asnjë ndërmjetësim. Na kërkuan të thellohemi jashtë çdo logjike normale, kushtetuese, demokratike

Ju në tavolinë u treguat shumë i lumtur edhe pse këto kërkesa ishin  absurde. Kërkesa absurde por Meta u tregu shumë i lumtur. E duam dhe e respektojmë Gjermaninë si “fenar ndriçues”. Dialogu ka mbarur ne do ta zgjedhim Presidenti sipas të drejtës Kushtetuese. Ne i kemi patur dhe i kemi edhe 71 vota ma LSI. Hajde e zgjedhim ose zgjedhje per 45 ditë”, tha Ruçi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy