Organizonte lojëra fati në mënyrë të paligjshme, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Organizonte lojëra fati në mënyrë të paligjshme, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 44 vjeçar me iniciale D. D., pasi kishte përshtatur lokalin e tij për ushtrimin e lojërave të fatit përmes basteve sportive.

44-vjeçari u kap  në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet basteve sportive, në një lokal, në rrugën "Haxhi Hysen Dalliu".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve sportive.

Njoftimi i policisë: Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar "Fati i lojërave".

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë shtetasi që e ushtronte këtë veprimtari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet basteve sportive.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:

-D. D., 44 vjeç, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet basteve sportive, në një lokal, në rrugën "Haxhi Hysen Dalliu".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy