
Në edicionin e sotëm të “MCN economy”, sektori i peshkimit ishte tema e diskutimit me të ftuarit në debat.
Romina Radoshiq, eksperte e ekonomisë, teksa foli për rolin social-ekonomik për komunitetet, tha se kjo industri do të ishte me interes për të rinjtë që duan të punësohet këtu.
Sipas saj, sektori i peshkimit, ka nevojë për specialist tregu.
Sektori i peshkimit ka një peshë shumë të madhe nëse do të kishte investime në infrastrukturë, pra duhet një rritje e peshës së GJDP.
Është një sektor që mund të hapte vende të reja pune, premton vende pune, por si sektor kërkon punonjës të specializuar, që tregu jonë nuk i ka,
Ka shumë të rinjë që janë papunë, do të ishte mirë të punonin në një sektor kaq fitimprurës, pse ka të rinjë që janë pa punë dhe preferojnë të rijnë pa punë, e të mos punojnë këtu. Është një treg që kërkon, dhe nuk e din që duhet trajtim nga ky sektor, të trajnohen në anije peshkimi dhe pastaj profesionalizohen.



