
Gjysma e të punësuarve me pagë marrin deri në 52,000 lekë në muaj (63,456 lekë bruto), sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për pagën mediane në tremujorin e tretë.Ndërkaq paga mesatare mujore ishte rreth 83,300 lekë në tremujorin e tretë ose 31% më e lartë se paga mediane.
Kujtojmë që një vit më parë mediana u rrit nga 55,200 lekë në 58,000 lekë, ndërsa në vitin 2025 arrin në mbi 63,000–63,456 lekë. Duket se rritja e pagave, sidomos në administratën publike, ka luajtur rolin e saj në këtë drejtim.
Paga mediane është një masë statistikore që tregon pagën që ndodhet në mes të të gjitha pagave kur ato renditen nga më e ulëta te më e larta. Kjo do të thotë se 50% e punonjësve marrin më pak ose baraz me medianën, dhe 50% marrin më shumë ose baraz me medianën. Ndërkaq ndryshe nga kjo paga mesatare llogaritet duke mbledhur të gjitha pagat dhe duke i pjestuar me numrin total të punonjësve.



