
Britania e Madhe në një të ardhme të afërt nuk do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo për shkak të votimit të referendumit të njohur si BREXIT.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Britania e Madhe do të heqë dorë edhe nga detyrimet e saj që i ka ndaj EUFOR-it dhe KFOR-it.
Kështu është shprehur diplomati britanik, Andrew Page, koordinator i Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Londër.
“Po britanikët votuan për t’u larguar na BE-ja dhe kjo do të ndodhë në mars të vitit 2019, por ne do të vazhdojmë të jemi anëtar të NATO-s. Në rastin e Ballkanit Perëndimor ne jemi të përkushtuar që t’i respektojmë të gjitha detyrimet në EUFOR dhe KFOR”, tha Page, raporton lajmi.net
Ai tha se Londra do të mbetet e interesuar që të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Ballkanin Perëndimor, por duket mbetur si “lojtar i jashtëm”.



