Bilanci i dy ditëve/ Policia Rrugore: 19 shoferë të arrestuar dhe 61 patenta të hequra

Bilanci i dy ditëve/ Policia Rrugore: 19 shoferë të arrestuar dhe 61 patenta të hequra

Policia Rrugore bënë me dije se gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 19 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, pezulluar 61 leje drejtimi, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative 2567.

Nga 19 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të arrestuar, 11 prej tyre drejtonin mjetin pa leje drejtimi dhe 8 të tjerë drejtonin mjetin në gjendje të dehur.  

Janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga të cilat 37 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. 

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2567 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Ndërkohë, nga Policia Rrugore e Elbasanit janë evidentuar dhe ndëshkuar dy drejtuesit e mjeteve që janë shfaqur në rrjetet sociale, konkretisht:

Është ndëshkuar me masë administrative 30.000 mijë lekë të rinj, shtetasi F.S., i cili drejtonte një karrotrec me të cilin po transportonte një automjet me dyer të hapura, duke u bërë rrezik për jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Gjithashtu, është evidentuar dhe drejtuesi i mjetit “Benz”, shtetasi E. C., i cili me automjetin e tij ka kryer një parakalim të rrezikshëm në rrugë. Ky shtetas është ndëshkuar me masë administrative 6.000 mijë lekë të rinj, pezullim 4 muaj të lejes së drejtimit dhe zbritje 3 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy