Mbyllja e Kolegjit turk/ Bregu: Rama i plotësoi dëshirën mikut Erdogan, sqarimi i Ministrisë, “një fshehje pas gishtit” (VIDEO)

Mbyllja e Kolegjit turk/ Bregu: Rama i plotësoi dëshirën mikut Erdogan, sqarimi i Ministrisë, “një fshehje pas gishtit” (VIDEO)

Lajmi për mbylljen e Kolegjit “Mehmet Akif Ersoy”, është pritur me reagime nga më të ndryshme.

I ftuar në edicionin e “MCN live”, pedagogu Zylyftar Bregu, tha se kjo është hiq më pak se një lajm i pritshëm, për faktin që presidenti turk Ergodan, ja kishte kërkuar disa here kryeminisrit Rama, dhe si të tillë ai i plotësoi dëshirën.

Lajm i pritshëm, sepse sipas informacioneve, Presidenti Erdogan, ja kishte kërkuar kaherë Rames, edhe në qarqet e kolegeve gazetar, shpesh herë thoshim si ka mundësi që e vonoi kaq shumë  dhe tani duket se gjerat kanë evoluar dhe Rama tashmë e bëri realitet duke ia plotësuar dëshirën atij.

Sqarimin e Ministrisë së Arsimit, për shkaqet e mbylljes së këtij kolegji, pedagogu Bregu, i konsideron vetëm shkelje pas gishtit, sepse këtë nëse do ta bënte, mund ta realizonte pa filluar ende procesi mësimor.

Ky është një sqarim të fshihesh pas gishtit, sepse MA nëse do të ishte e sinqertë në ato që thoshte, atë vendim mund ta merrte pa filluar shkolla, pa shkaktuar traumë te fëmijët, te prindërit qe kanë paguar lekë dhe për atë plejadë mësuesish që ndër vite punojnë aty.

Shkollat publike në Tiranë janë të mbipopulluara, si do të transferohen ata fëmijët këtu, mbetet për tu parë.

Dhe justifikimi i ministrisë është një justifikim qesharak, i nxituar, mund ta bënte që në fillim të procesit mësimor.

Ky është proces me shumë të panjohura, Ministria e Arsimit, patjetër që do ta bënte me herët këtë vendim, sepse e ka pasur instruksionin më herët, sa herë ka ardhur Erdogan, këtu, ose ministri i jashtëm, u është thënë të shkulin nga rrënjët Lëvizjen Gylen, si lëvizje terroriste.

Pedagogu Bregu tha se po aludohet se në radhë për mbyllje janë edhe disa universitet që janë në linjë të këtij investitori turk në vend.

Sigurisht që ka biznese të tjera, dhe biznesi i radhës janë universitetet, janë 2-3 universitete që janë vazhdimësi e këtyre kolegjeve turke, të kësaj linje te këtij investitori në Shqipëri, thonë që do të kenë të njëjtin fat, mund të jenë thashetheme por këto janë vazhdime të kësaj linje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy